Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pako ushqimore si dhurata për Bajram për familjet në asistencë sociale

Vendi  |  20.04.2023 Ora 8:25   

Drejtor i Qendrës për Punë Sociale në komunën e Prishtinës, Vebi Mujku, ka thënë se mbi 1000 pako ushqimore janë shpërndarë për familjet në asistencë sociale gjatë muajit të Ramazanit.

Mujku ka thënë se vetë Komuna nuk ofron pako të tilla, por ato i dërgon te familjet në asistencë sociale nëpërmjet ndihmave të donatorëve.

“Ne gjatë muajit të Ramazanit kemi oferta të shumta nga donatorët. Si Komunë nuk shpërndajmë pako asnjëherë, sepse s’kemi fonde tona që t’i shndërrojmë në pako. Sepse ne ofrojmë skemën e ndihmës sociale në vlerë monetare, varësisht nga numri i anëtarëve të familjes. Por numri i donatorëve që ofrojnë pako përmes neve është shumë i madh. Vetëm gjatë këtij muaji kemi kaluar shifrën e 1000 pakove që kemi shpërndarë për familjet. Por jo vetëm pako. Ka pas edhe materiale të drejtpërdrejta nëpërmjet mjeteve financiare, qoftë përmes shujtave, iftareve të caktuara, pakove të veshmbathjes, batanije, pako të ndryshme që varësisht nga donatorit janë ofruar”, ka thënë ai.

Mujku ka thënë se si QPS kanë organizuar listat e familjeve përfituese, kanë caktuar lokacionin e shpërndarjes dhe kanë bërë evidencë të secilit përfitues. Ai ka deklaruar se me rëndësi ka qenë që të mos ketë familje që merr dy pako, e të ketë familje që s’merr asnjë. “Ka qenë qëllim i joni që secila familje të ketë të paktën një pako”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se pakot janë në peshë 30-40 kilogramësh dhe përmbajnë të gjitha gjërat bazike ushqimore e higjienike. Po ashtu, sipas tij, ka donatorë që ofrojnë kuponë të caktuar përmes së cilëve familjet mund të marrin gjërat që duan. Mujku ka deklaruar se ka edhe donatorë që duan të mbesin anonimë.

Në Prishtinë, sipas Mujkut, janë 1128 familje në asistencë sociale. Ai ka thënë se në shifër ka rënie prej 300 në krahasim me një vit më herët. “S’është përmirësuar gjendja, por ka respektim kriteresh, largim të njerëzve nga Kosova dhe disa masa të Qeverisë që të angazhohen në punë dhe të mos mbesin vartës të skemës sociale në vazhdimësi”, ka thënë ai.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing