Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Për çmimet e larta po ankohen edhe bujqit. Ata, po hasin në vështirësi të mbjelljeve pranverore pasi, përveç të reshurave të borës dhe shiut të ditëve të kaluara, probleme po u sjellin edhe shtrenjtimi i plehut artificial edhe farës për mbjellje.
Tashmë jemi në periudhën e mbjelljeve pranverore. Reshjet e shiut dhe të borës i kanë shtyrë paksa këto mbjellje, thonë fermerët.
Fehmi Gashi, bujk i anës së Mramorit, i cili kultivon grurë, misër dhe patate, thotë për RTK se vështirësi për mbjellje u ka shkaktuar shtrenjtimi i plehut artificial dhe i farës për mbjellje.
Edhe Afrim Gashi ankohet për shtrenjtim të plehut dhe farës për mbjellje.
Por bujqit, pavarësisht vështirësive, thonë se kanë vullnet që ta punojnë tokën.