Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Edhe sa shkallë deri te liberalizimi i vizave?

Vendi  |  18.04.2023 Ora 10:37   

Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkan që u duhen vizat për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian.

 

Parlamenti Evropian pritet të votojë sot vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës - me çka edhe procedurat për këtë çështje i afrohen fundit.

Ndërsa nesër, më 19 prill, pritet do të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij, transmeton RTKlive.

Këshilli i ministrave të BE-së, muajin e kaluar, e ka miratuar me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave për Kosovën. Tashmë është e qartë se zbatimi i vendimit nuk do të shtyhet më larg se 1 janari i vitit 2024.

Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë përshtatur tekstin e miratuar nё mes tё Komisionit Evropian dhe Këshillit tё BE-sё nё lidhje me liberalizimin e vizave pёr Kosovën më 20 Dhjetor 2022.

Radio Evropa e Lirë, përmes një grafike, ka treguar se edhe sa shkallë duhet t’i kalojë Kosova deri të liberalizimi i vizave.

Sipas grafikës, e cila përmban 13 shkallë, dhjetë prej tyre janë kaluar, ndërsa pas votimit të sotëm duhen edhe dy shkallë deri te liberalizimi i vizave për shtetasit kosovarë.

Grafika: Lendi Susuri / Burimi: REL

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing