Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova, përfiton 260 milionë € nga fondi i FMN-së për qëndrueshmëri

Vendi  |  18.04.2023 Ora 10:35   

Kosova do të jetë shteti i parë në Evropë që do të përfitojë nga instrumenti më i ri i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për qëndrueshmëri, i ashtuquajturi “Resilience and Sustainability Trust”.

 

Kështu thuhet në një komunikatë për media lëshuar nga Qeveria e Kosovës, pas vizitës në SHBA që zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati, zhvilluan në Bankën Botërore dhe FMN.

“Programi i ri i FMN-së në Kosovë përfshin vënien në dispozicion deri në 260 milionë euro, prej të cilave 100 milionë euro do të jenë në formë të mbështetjes buxhetore, ndërsa 80 milionë euro do të vihen në dispozicion për investime në ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë me erë dhe diellore, me mundësi zgjerimi edhe për 80 milionë euro të tjera” njofton qeveria.

Në kuadër të takimeve me Bankën Botërore, Bislimi e Murati u takuan me shefen Menaxhuese të Operimeve, Anna Bjerde dhe zëvendës shefen për Evropë të Bankës Botërore, Antonella Bassani.

“Diskutimet përgjatë takimeve u fokusuan rreth situatës ekonomike globale e asaj vendore. Një theks i veçantë iu dha planit zhvillimor të Qeverisë së Kosovës, si dhe projekteve aktuale dhe të mundshme me Bankën Botërore mbi investime infrastrukturore që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Zëvendëskryeministri Bislimi dhe ministri Murati gjithashtu takuan zëvendës shefin Menaxhues të FMN-së, Bo Li dhe shefin e FMN-së për Evropë, Alfred Kammer.

Ndryshe, takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar mbledhin së bashku ministra të financave dhe ekonomisë, parlamentarë, akademikë, si dhe përfaqësues të bankave qendrore, sektorit privat dhe shoqërisë civile për të diskutuar çështjet me interes global në fushën e zhvillimit ekonomik.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing