Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
SpaceX nuk ia doli ta kryente fluturimin testues të raketës Starship, që pritej të lansohej drejt orbitës së Tokës të hënën.
Shefi i SpaceX-it, Elon Musk, shkroi në Twitter se pati disa probleme në momentet e fundit me valvulat e raketës 120-metërshe duke shkaktuar pamundësi të lansimit.
“Një valvul presioni duket se është ngrirë, kështu që nëse nuk fillon të funksionojë së shpejti, nuk do të lëshohet sot”, tha Musk në Twitter.
“Mësova shumë sot, tash po shkarkohet shtytësi, për t’u riprovuar brenda pak ditësh”, shkroi më pas ai në një cicërimë tjetër.
Ende nuk dihet se kur do të tentohet lansimi i dytë, por redaktorja e BBC-së, Rebeka Morelle, që ka raportuar direkt për ngjarjen, tha se kompanisë do t’i duhen edhe 48 orë kohë përgatitje.