Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka përgëzuar vendimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e Ligjit Kundër Duhanit.
Sipas këtij vendimi, është e ndaluar që të pihet duhani në ambiente të mbyllura.
“Lajm i mirë që ministri Peci ka filluar të zbatojë rregulloret ekzistuese të ndalimit të duhanit në restorante, bare, etj. Përmes inspektimeve të rrepta të pajtueshmërisë. Ushqimi dhe birra janë shumë më të mira pa duhan rreth jush dhe shumë më të shëndetshme për të gjithë ne”, ka shkruar Rohde në Twitter.