Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kasumi-Berisha: Komuna e Prishtinës ka prirje t’i tejkalojë kompetencat e veta

Vendi  |  17.04.2023 Ora 10:02   

Banorët e Komunës së Prishtinës po e kundërshtojnë draft-rregulloren për parkingjet, edhe pse si banorë rezidentë do të kenë përparësi që pas orës 16:00 parkingjet e tyre të lirohen nga vizitorët.
 

Triera Kasumi-Berisha, këshilltare komunale nga Lista Guxo, e sheh hap pozitiv draftin duke thënë se është pritur gjatë rregullorja e re. Megjithatë, ka theksuar se ka pritur që të jetë më e analizuar.
 

“E kemi pritur shumë gjatë këtë rregullore dhe kemi pasu shpresa që do ta kemi një rregullore shumë më të analizuar në nenet e saj, sepse rregullorja që ka qenë deri tash ka pasur shumë mangësi. Reagimet e qytetarëve kanë qenë të shumta sepse ka pakënaqësi për mënyrën si është bërë rregullorja dhe si është bërë ndarja e cështjeve qysh e rregullon Prishtina Parking parkingun në Komunën e Prishtinës, si nga ndarja e banorëve rezidentë dhe mundësitë që ata i kanë”, ka thënë ajo për KTV.

 

Kasumi-Berisha ka shtuar se është shqetësim bazë që shumë herë “Prishtina Parking” ndërhyn në kompetencat që janë të policisë, si në bllokim të veturave në vendparkingje kur nuk bëhen pagesat.

 

“Lë shumë pikëpyetje nëse kjo rregullore do ta kalojë ndonjëherë ligjshmërinë e saj të plotë”.

“Meqë komuna e Prishtinës ka prirje që të tejkalojë kompetenca, ne kemi kërkuar qysh në fillim të mandatit një autorizim nga policia ose MPB-ja për ndërmarrjen në fjalë që e lejon ndërmarrjen për konfiskimin e veturave, për çka nuk kemi marrë kurrë përgjigje. Kemi hasë në vesh të shurdhër nga komuna. Njëjtë po vazhdon edhe me draftin e ri të rregullores”, ka thënë ajo.
 

Ndërkohë, Kasumi-Berisha ka theksuar se një sërë shkelje janë identifikuar në prokurim publik, që lidhen me favorizime të operatorëve ekonomikë.
 

“Janë një sërë shkeljesh dhe keqpërdorimesh në prokurimin publik në Komunën e Prishtinës. Lidhen me favorizimin e disa operatorëve ekonomikë. Kemi një sërë anulime të kontratave që më vonë janë lidhur me operatorë ekonomikë që janë të afërt me partitë në pushtet. Komuna e Prishtinës ka bërë një thirrje publike për përfaqësim ligjor për çka jo operatori më i liri me referenca të plota ka fituar, por ka fituar një tjetër që janë përzgjedhë me marrëveshje të negociuar”, përfundoi Kasumi-Berisha.


 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing