Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Lucas Helmke, 33-vjeçar nga Brisbane i Australisë, ka tejkaluar çdo limit dhe ka thyer rekordin për më së shumti pompa brenda një ore. Në vetëm një orë, ai ka arritur 3206 pompa, ka njoftuar uebfaqja e rekordeve “Guinness”.
Kjo nënkupton se ai ka bërë mesatarisht mbi 53 pompa për minutë.
Rekordi i mëhershëm, prej 3182 pompash, mbahej po ashtu nga një australian. Atë e mbante Daniel Scali që nga prilli i 2022-s.
Lucasi tentoi rekordin për ta inspiruar djalin e tij njëvjeçar duke i treguar se “s’ka asgjë të pamundshme”.
Për ta thyer këtë rekord, Lucasi ka treguar se ka ushtruar çdo ditë nga dy deri tri orë.
Rekordin e theu në një qendër fitnesi në Brisbane.