Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Amerikani hedh 200 mijë dollarë në autostradën e Oregonit

Kuriozitete  |  17.04.2023 Ora 8:38   

Veturat ndaluan në një autostradë të ngarkuar në Oregon në mënyrë që t’i mbledhin paratë që u hodhën nga një shofer i një veture tjetër, dhe shuma që ai hodhi vlerësohet të jetë 200 mijë dollarë.

Policia e shtetit të Oregon-it (OSP) bëri të ditur se Colin Davis McCarthy, 38 vjeçar, ishte ai që hodhi paratë nga dritarja e tij në Interstate 5, afër Eugene.

McCarthy, i cili nuk u ngarkua me asnjë krim, oficerëve të policisë iu kishte thënë se ai “i kishte punët mirë dhe se donte t’i bekonte të tjerët duke u dhuruar para”, tha përmes një deklarate OSP. Besohet se paratë kanë ardhur nga llogaria e përbashkët bankare e familjes të McCarthy, raporton UPI.

Policia e paralajmëroi McCarthy-n se ai mund të dënohet për ndotje ose krijimin e rrezikut në autostradë, dhe ai ra dakord që të ndalonte hedhjen e parave.

Kapiteni i OSP, Kyle Kennedy, tha se shoferët e tjerë ndaluan në autostradë, dhe filluan që t’i mbledhin kartëmonedhat 100 dollarëshe.

“OSP po i kërkon publikut që të mos kërkojë para në autostradë – gjë që është shumë e rrezikshme dhe kontribuon në një gjendje të rrezikshme”, deklaroi Kennedy.

Tutje Kennedy shtoi se oficerët kontrolluan autostradën për para të tjera, por se nuk gjetën kartëmonedhë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing