Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Furnizimi me ngrohje vazhdon edhe pas 15 prillit

Vendi  |  17.04.2023 Ora 8:15   

Ndërmarrja “Termokos” ka vendosur që të vazhdojë furnizimin me ngrohje edhe pas 15 prillit.

Në njoftimin e kësaj ndërmarrjeje thuhet se kjo është bërë duke u bazuar në parashikimet meteorologjike.

“NP ‘Termokos’ SH.A. ka përcjellë me kujdes temperaturat e ajrit ditëve të fundit dhe duke u bazuar në parashikimet meteorologjike për ditët në vijim, ka marrë vendim, që furnizimi me ngrohje për rreth 20 mijë konsumatorë të vazhdojë edhe pas 15 prillit”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se bazuar në kërkesën e kryeshefit ekzekutiv, Fisnik Osmani, vazhdimi i furnizimit me ngrohje është miratuar unanimisht nga Bordi i drejtorëve të “Termokosit” dhe se kjo është bërë në koordinim të plotë me KEK-un.

“Zgjatja e sezonit ngrohës 2022/2023 është në harmoni të plotë edhe me ‘Rregullën për kushtet e përgjithshme të furnizimit me energji’ të ZRRE-së, sipas të cilës ndërmarrja mund të vazhdojë furnizimin e jashtëzakonshëm me ngrohje pas afatit të zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës, në rastet kur sipas parashikimeve meteorologjike nuk janë përmbushur kushtet klimatike për të ndërprerë furnizimin me ngrohje”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit furnizimi me ngrohje ditëve në vazhdim do t’i përshtatet lëvizjes së temperaturave të ajrit dhe do të vazhdojë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing