Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gjegjësisht, trupi ynë reagon ndryshe ndaj llojeve të ndryshme të ushqimeve, të cilat mund të ndikojnë në tretje, peshë dhe gjumin. Përveç kësaj, ushqimi kërkon kohë për t’u tretur gjatë natës, ndaj është e rëndësishme që ta përfshijmë atë në vaktin tonë të fundit të ditës, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
Nutricionistët këshillojnë që darka të hahet katër deri në pesë orë pas drekës, pra midis orës 17 dhe 18, kur trupi është ende duke punuar me shpejtësi. Sa më shumë kohë t’i japim trupit tonë ndërmjet vaktit të fundit dhe gjumit, aq më mirë.
Megjithatë, kur planifikoni darkën, qëndroni larg katër ushqimeve të listuara më poshtë.
Bananet
Ky frut i pasur me kalium forcon sistemin imunitar dhe përmirëson cilësinë e lëkurës, por duhet të shmangni ngrënien e tyre në mbrëmje, sepse mund të shkaktojnë dispepsi dhe fryrje.
Gjalpë
Gjalpi është i pasur me yndyra të ngopura, si dhe me kalori, prandaj konsumimi i tepërt i tij është i rrezikshëm për shëndetin e zemrës dhe mund të çojë në shtim në peshë. Përveç kësaj, gjalpi përmban përbërës që zgjasin periudhën e aktivitetit të sistemit tretës, gjë që reflektohet në cilësinë e gjumit tonë, transmeton Klankosova.tv.
Kakao
Nëse dëshironi kakao të nxehtë para gjumit, nuk është ideja më e mirë. Pluhuri i kakaos ka një nivel të lartë të kafeinës, e cila mund të ndikojë negativisht në gjumin.
Çaj i zi
Kjo pije përmban edhe kafeinë, e cila do të stimulojë aktivitetin e trurit dhe ne duam ta shmangim atë para se të shkojmë në shtrat.