Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, po zhvillon një takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Në fillim të takimit ai ka pranuar 'Çelësin e Prishtinës'. Abazoviq, ka falënderuar kryebashkiakun e Prishtinës, Përparim Rama për akordimin e Çelësit të qytetit të Prishtinës.
“Kjo për mua është nder dhe motivim i madh që të afirmoj ide të reja dhe të ardhmen më të mirë për Ballkanin Perëndimor”, tha ai
Pjesa tjetër e takimit po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dje pasdite ka arritur në Kosovë, ku po qëndron për një vizitë treditore.