Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në javën e fundit të prillit, në shkollat e Mitrovicës do mbahet java e teknologjisë, gjatë së cilës lëndët do ligjërohen përmes pajisjeve të ndryshme.
Disa shkolla kanë nisur angazhimin për të bërë të mundur këtë, anipse përballen me mungesa të mëdha të mjeteve, e edhe internetit.
Nisma për t’i kushtuar më tepër vëmendje mësimit përmes teknologjisë, u mirëprit nga mësimdhënësit që deklarojnë se përmes tyre vëmendja e nxënësve është më e madhe.
Ndërsa, nxënësit thonë se këto mjete edhe ashtu i kanë si burime informacioni kur informatat në libra nuk janë të bollshme.