Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Me propozimin e presidentes Vjosa Osmani dhe me miratimin e Qeverisë së Kosovës, 14 prilli është caktuar si Dita memorialë e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës se fundit në Kosovë.
Osmani ka theksuar se ky vendim do t’i kontribuojë ruajtjes së memories kolektive, ndërsa ka përmendur nevojën e solidarizimit me të mbijetuarit e dhunës seksuale.
“Rikujtojmë se gjatë luftës së fundit në Kosovë, rreth 20.000 persona kanë qenë viktima të luftës seksuale. Jetët e të gjithë këtyre personave ndryshuan përgjithmonë. Pikërisht më 14 prill ndryshoi gjithmonë edhe jeta e Vasfije Krasniqit, e cila u rrëmbye me forcë dhe u dhunua nga forcat serbe. Ajo mori guximin që ta ndajë të vërtetën me tërë botën. Përmes rrëfimit të saj, ajo u shndërrua në zërin e të gjithë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera Osmani në propozimin drejtuar Qeverisës.
“Duke e njohur dhimbjen dhe vuajtjen e grave dhe vajzave edhe të burrave dhe djemve si të mbijetuar të dhunës seksuale, në bashkërendim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, propozojmë caktimin e datës 14 prill si ditë memoriale e të mbijetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka thënë Kurti.