Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Afër 10 mijë shoferëve iu është marrë patenta gjatë vitit 2022

Vendi  |  13.04.2023 Ora 8:11   

9 mijë e 416.

Ky është numri i drejtuesve të automjeteve që u sanksionuan me marrje të patentë-shoferit gjatë vitit të kaluar.

Sipas këtyre të dhënave, disave u ndaluar ngasja për tre muaj, disave për gjashtë e nëntë muaj.

Ndërkaq, në vetëm dy raste shoferëve iu është ndaluar ngasja deri në dy vjet.

Tutje, statistikat tregojnë se në dy vitet e fundit, 2021 dhe 2022, numri i tiketave të shqiptuara që janë paraparë pikë negative dhe ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik, janë në rritje.

Derisa policia e trafikut gjatë vitit 2021 ka shqiptuar 17 mijë e 832 tiketa me pikë negative, në vitin 2022 numri është rritur në 26 mijë e 912 tiketa.

Në vitin e kaluar, nga një pikë u është hequr 3 mijë e 598 shoferëve, ndërsa nga 2 pikë, u janë hequr 18 mijë e 972 shoferëve.

Kurse nga pesë pikë, që sipas ligjit për rregullat e trafikut rrugor janë maksimumi që shqiptohet përnjëherë, u janë hequr 127 shoferëve.

Kështu vërehet një aktivitet i shtuar i policisë në parandalimin e numrit të madh të aksidenteve që po ndodhin në Kosovë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing