Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell.
IHK njofton se kjo ditë parashihet të jetë dita më e nxehtë e javës, për shkak të prezence së masave të ajrit me origjinë nga jugperëndimi.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë, ndërsa maksimalet do të jenë ndërmjet 14 dhe 17 gradë Celsius.
Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra të lehta deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit, ndërsa presioni atmosferik do të shënojë vlera të rritura mbi normalen.