Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mbjelljet pranverore vonohen për 10 ditë, shkak reshjet atmosferike

Vendi  |  12.04.2023 Ora 10:44   

Reshjet e borës të ditëve të kaluara, kanë bërë që mbjelljet pranverore të shtyhen për 10 ditë. Bujqit thonë se sivjet presin rendiment më shumë nga të mbjellat.

 

Bujku Valon Vehapi, i cili synon t’i mbjellë 50 hektarë me misër, ka nisur përgatitjet për mbjelljet pranverore. Ai tha se reshjet e fundit i kanë shtyrë paksa përgatitjet për mbjellje.
 

“Përgatitje janë tu shku mirë, kemi pasë pak një pengesë për shkakun që patëm kjo bora e fundit që ke, mirëpo nuk do të thotë që kjo borë do të pengoj në procesin e mbjelljes do ta shtyjë pak afatin, mirëpo prapë do të jemi brenda afatit optimal”, deklaroi bujku Valon Vehapi.
 

Kurse bujku tjetër, Mehdi Bresilla, tha se nuk ka filluar ende përgatitjet për mbjellje si shkak i reshjeve të shiut dhe të borës tash së fundmi.
 

“ Edhe këto të reshura tash e kushtëzuan që nuk mundemi  për me hi në pranverë se paku edhe një javë apo 10 ditë, po flas për toka mesatare dhe toka të rënda”, deklaroi bujku Mehdi Bresilla,
 

Profesori universitar i Bujqësisë, Imer Rusinovci, tha se këto reshje kane ndikuar që prej 7 deri në 10 ditë të ketë mbjellje më të vonshme në raport me vitet e kaluara
 

“Ky vit dallon nga vitet e kaluara sepse nuk patëm reshje bore në janar, shkurt dhe në mars por përkundrazi në prill që s’ka qenë karakterisitikë e kaluara në një formë ose në formën tjetër reshjet dhe temperaturat e ulëta nuk kanë ndikuar shumë në dëm te kulturat lavërtare por përkundrazi mbjelljet pranverore do t'i prolongojnë”, deklaroi profesori universitar i bujqësisë, Imer Rusinovci.
 

Fermerët thanë se shpresojnë që nga këto mbjellje të ndahen të kënaqur, derisa thanë se kjo varet edhe nga kushtet klimatike.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing