Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Është dëmtuar këndi i lodrave për fëmijë me aftësi të kufizuara në Prishtinë

Vendi  |  12.04.2023 Ora 7:58   

Është dëmtuar rëndë këndi i lodrave për fëmijë me aftësi të kufizuara në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë.

Organizata “YARL – Youth are the real leaders” e cila ka ndihmuar në jetësimin e këtyre hapësirave, është shprehur e shqetësuar me dëmtimin dhe vandalizimi i tyre.

Përmes një komunikate për media, nga kjo organizatë kanë thënë se hapësira publike urbane duhet kujdesur për diversitetin dhe duhet ndihmuar në artikulimin e integrimin e tjetrit/es në mënyrë që të marrë kuptimin e vërtetë.

“Në përpjekje për të përmbushur këto objektiva është zhvilluar raporti hulumtues e pastaj implementimi i këndit të lodrave për fëmijë me aftësi të kufizuara. E tërë kjo u bo në bashkëpunim me komunitetin e lagjes, ekspertë të fushës, profesionistë e studentë, institucione dhe organizata relevante. Por, pak kohë më vonë gjendja e këndit të lodrave për fëmijë me aftësi të kufizuara duket si në fotot më poshtë”, thuhet në reagimin e YARL.

“Duhet ditur se hapësira publike ka rëndësi të veçantë për shoqërinë si në aspektin e aktiviteteve fizike ashtu edhe në aspektin e socializimit e atij psikologjik. Në veçanti këndet e lodrave janë me rëndësi për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve dhe përfshirjen apo interaksionin me tjetrin”.

Sipas tyre, dëmtimi hapësirës së përbashkët publike do të ketë efekt negativ si në aspektin fizik ashtu edhe psikologjik duke ndikuar negativisht në ndjenjën e përkatësisë si dhe në perceptimin e hapësirës publike nga komuniteti si hapësirë e rrezikshme dhe e paqëndrueshme.

“Megjithatë nuk duhet të dekurajohemi, pasi që ekzistojnë hapa që mund të ndërmerren nga institucionet lokale dhe organizatat që i trajtojnë çështjet e hapësirave publike. Institucionet duhet të ofrojnë edukim joformal për komunitetin rreth rëndësisë së hapësirës publike dhe këndeve të lojërave dhe pasojat e dëmtimit të tyre, të rritet niveli i sigurisë përmes ndriçimit, kamerave të sigurisë dhe të vihen para përgjegjësisë dëmtuesit/et”.

“YARL, përveç përfshirjes në vendimmarrje, në projektet e radhës do të përfshijë si aktivitet edhe edukimin e komunitetit mbi rëndësinë e hapësirës publike duke marrë për bazë rastin e fundit të vandalizmit tek këndi i lodrave për fëmijë me aftësi të kufizuara. Kujdesi ndaj hapësirës publike është faktor kyç për një shoqëri të shëndetshme, përveç faktit se kjo është dhe do të mbetet përgjegjësi kolektive”, përfundon reagimi.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing