Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rritet interesi i kredive

Vendi  |  11.04.2023 Ora 10:30   

Pas ngritjes së çmimeve, edhe bankat i kanë rritur normat mesatare të interesit, nga 6.3% sa ishte në dhjetor në 6.5 % në shkurt të këtij viti. Pavarësisht kësaj, nga Banka Qendrore e Kosovës kanë njoftuar se është rritur numri i kredimarrësve krahasuar me dy muajt e parë të vitit të kaluar. Për këtë, janë ankuar qytetarët, të cilët thonë se mezi po ia dalin t`i paguajnë detyrimet që kanë.

 

Pagat e ulëta e ngritja e çmimeve, i ka detyruar qytetarë të shumtë që t?u drejtohen bankave për të marrë kredi.
 

Por, bashkë me çmimet gjatë këtij viti janë ngritur edhe detyrimet e tyre ndaj bankave. Kjo, pasi këto të fundit kanë rritur normën mesatare të interesit nga 6.3% sa ishte në dhjetor të vitit të kaluar, në 6.5% në shkurt të 2023-s.
 

Pavarësisht rritjes së interesit të kredive, nga Banka Qendrore e Kosovës kanë thënë për RTK-në se është rritur edhe numri i kredimarrësve krahasuar me dymujorin e parë të vitit të kaluar, nga 28 mijë e 682 sa ishte në 32 mijë e 969.
 

Ndërsa, qytetarët thonë se ende nuk kanë arritur t’i paguajnë kreditë që i kanë marrë gjatë viteve të kaluara dhe se me pagat e ulëta, mezi po ia dalin t’i paguajnë detyrimet që kanë.
 

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka theksuar se rritja e normave të interesit për kredi do të ndikojë edhe në punën e bizneseve.
 

Nga Shoqata e Bankave të Kosovës kanë thënë për RTK-në se vlera e kredive në raport me vitin 2021 është rritur për 16%.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing