Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Komuna e Prishtinës do të bëj fasadimin e objekteve të vjetra banesore

Vendi  |  11.04.2023 Ora 10:25   

Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Prishtinës, në kuadër të projekteve dhe buxhetimeve, ka paraparë projektin për fasadimin e objekteve të vjetra banesore në kryeqytet. Ilirik Musliu, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinë, tha për Radio Kosovën se deri më tani është fasaduar vetëm ndërtesa e dy rrokaqiejve në Ulpianë.

 

Fasadimi i ndërtesave publike tashmë ka hyrë më buxhetin e Komunës së Prishtinës dhe sivjet pritet që të fillojë realizimi i këtij projekti.
 

Siç thotë drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, numri i ndërtesave të vjetra është i lartë ndërkaq ndërtesat e vjetra që parashihen të fasadohen janë në Ulpianë, Dardani, Lakërishte dhe qendër.
 

Mirëpo, ai thotë për Radio Kosovën se përveç buxhetit të planifikuar për realizimin e këtij projekti, nevojitën edhe donacione për shkak të kostos së lartë.
 

“Ne tani jemi duke diskutuar me Agjencinë për Efiçiencë, me BERZH dhe me Ndërmarrjen Publike Banesore për t`u përfshirë të gjithë akterët, në mënyrë që të arrihet një buxhet më i madh. E them këtë për arsye se e dimë që numri i objekteve të vjetra në Prishtinë është i madh”, tha ai.
 

Musliu thotë se projekti do të përfshijë edhe ndërtesën te rrethi, e cila është vetëm ndërtim i vrazhdë, por dhe se kjo ndërtesë e ka të pazgjidhur edhe çështjen e pronësisë. Prandaj, sipas Musliut, me fasadimin e kësaj ndërtese, do t’i jepet një pamje e mirë kryeqytetit. 
 

“Në aspektin estetik ia jep një pamje të mirë kryeqytetit duke e ditur lokacionin dhe pozicionin që ka ajo ndërtesë, sepse ka të bëjë me një lokacion strategjik, që është hyrja e Prishtinës”, tha ai.
 

Ndërkaq, banorët thonë se do të ishte mirë që këto banesa të fasadohen dhe të lidhën me ngrohjen e qytetit për arsye se ndërtesa gjendet shumë afër ngrohtores.
 

“Mendoj se do të ishte mirë të fasadohen, sepse kjo ndërtesë nga jashtë duket shumë keq. Edhe pse jemi moti në këto banesa, nuk jemi të lidhur me ‘Termokos’. Në katet e larta rrjedh ujë dhe po prishen muret. Ne banorët kemi provuar ta ndërrojmë kulmin por nuk ka pasur efekt,  thotë një banor”.
 

Ndërtesa te rrethi, në hyrje të Prishtinës, që nga paslufta është e banuar, por ka mbetur e papërfunduar. Investimet në këtë objekt janë bërë në mënyrë vetanake dhe pa kriter.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing