Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Këshilli Drejtues i UP-së shkelë Ligjin e punës dhe atë për festa zyrtare

Vendi  |  11.04.2023 Ora 8:12   

Këshilli drejtues i UP-së po dyshohet që ka shkelur dy ligje pasi që të njëjtit, sipas një vendimi kanë detyruar profesorët e këtij institucioni që ditët e pushimit nga festat zyrtare t’i kompensojnë në mënyrë që ta arrijnë normën e pagës.

Në bazë të rregullores së Universitetit të Prishtinës, profesorët e këtij institucioni janë të detyruar që ditët e pushimit nga festat zyrtare t’i kompensojnë në mënyrë që ta arrijnë normën e pagës.

Rrjedhimisht, ky akt nënligjor është në kundërshtim me ligjin për festa zyrtare pasi që  paragrafi 3.1 i këtij ligji, përcakton që “Ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji janë ditë të lira me pagesë”.

Kjo rregullore nuk është në harmoni as me Ligjin e punës, sipas të cilit, i punësuari ka të drejtë për kompensim në pagë gjatë ditëve të festave në të cilat nuk punohet.

Për këtë dekanati i Fakultetit Filozofik ka dërguar ankesë në Këshillin Drejtues të UP-së.

E pavarësisht kërkesës të njëjtit vetëm kishin kërkuar që akti nënligjor të respektohet.

Juristët specifikojnë mosharmonizimin e ligjeve bazë me aktin nënligjor në këtë rast të Këshillit Drejtues.

Asdren Bytyqi, avokat ka thënë për RTV Dukagjinin se kjo është në kundërshtim edhe me parimin e ligjshmërisë.

“Kjo është në kundërshtim edhe me parimin e ligjshmërisë të përcaktuar në ligjin e procedurës të përgjithshme administrative sepse aktet administrative duhet të jenë gjithmonë në harmoni me aktet më të larta, me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi e në këtë rast ato nuk janë në harmoni dhe janë në dispërputhje dhe shkelje të qartë të kësaj dispozite”.

E përfaqësuesi i profesorëve nga SBASHK thotë se këtu preken edhe studentët.

“Është shkelje ndaj punëtorëve të arsimit e pos tyre edhe studentëve pasi që ata ndonjëherë mjaftohen me nga një ligjëratë në ditë e lë më ti bëhen edhe më shumë brenda ditës”, ka deklaruar Jasharaj.

Në muajin në vazhdim dhe në maj, janë gjithsej 6 ditë pushimi, të cilat bien edhe në fundjavë, por bazuar në Ligj, pushohet në ditën e ardhshme të punës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing