Donald Glover po "flet" me Lucasfilm për një rikthim të 'Star Wars'.
Ylli 39-vjeçar luajti Lando Calrissian në filmin e vitit 2018 "Solo: A Star Wars Story" dhe ka lënë të kuptohet se ai mund të rikthehet në ekskluzivitet për një projekt të ri.
Në një video-intervistë me revistën GQ, Donald tha: "Po flasim për këtë. Kjo është aq sa mund të them pa (presidentja e Lucasfilm) Kathleen Kennedy që të më gjuajë".
Donaldit i pëlqen të luajë Lando dhe është i vendosur të zgjedhë punët e aktrimit që i japin atij një ndjenjë përmbushjeje pasi pandemia i ka ndryshuar pamjen e karrierës.