Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Më 14 prill 2023 do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2023, njofton Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 30 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, njofton MFT.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, Ministri i njofton qytetarët që të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.