Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Policia dhe Komuna e Ferizajt me aktivitete në shkolla që po braktisen nga nxënësit

Vendi  |  07.04.2023 Ora 10:36   

Në shkollën fillore “Skënderbeu” në Jezerc të Ferizajt mësojnë gjithsej 30 nxënës, meqë rreth 400 të tjerë gjatë viteve të fundit janë shpërngulur nga fshati. Drejtori Burim Ugzmajli shprehu brengën se shkollës mund t’i vihet dryni shpejt, e në Polici thanë se do t’i sigurojnë nxënësit e zonave të thella rurale.

 

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt kanë nisur ta realizojnë një projekt me moton “Ecim me Policinë”, duke i vizituar shkollat që gjenden në vise të thella malore e që kanë numër të vogël të nxënësve.
 

Në shkollën fillore “Skënderbeu” në Jezerc mësojnë gjithsej 30 nxënës, meqë rreth 400 të tjerë gjatë viteve të fundit janë shpërngulur nga fshati.
 

Drejtori Burim Ugzmajli shprehu brengën se shkolla po rrezikohet të mbyllet.

 

“Prindërit nuk janë të interesuar që t’i dërgojnë fëmijët poshtë në qytet, sepse në radhë të parë është siguria, sepse unë kam biseduar me të gjithë prindërit se janë pak në numër. Ata kanë shqetësimet e tyre normalisht, por mbetet të diskutojmë prapë, sepse nëse bie prapë numri i nxënësve atëherë duhet t’ua sigurojmë transportin dhe nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër”, ka thënë Ugzmajli.

 

Ndërkaq Basri Shabani, drejtor i Policisë për Rajonin e Ferizajt, gjatë një ligjërate para nxënësve ka njoftuar se Policia ofron siguri për të gjithë nxënësit gjatë vajtje-ardhjes nga shkolla.

“Ne u ofruam dhe e kemi obligim që t’u ofrojmë siguri në përgjithësi qytetarëve e në veçanti nxënësve, të cilët qarkullojnë nga fshatrat e tyre për të vijuar mësimin në shkollat e tjera”, ka thënë Shabani.
 

E Dashurije Ahmeti, shefe në Drejtorinë për Rini në Komunën e Ferizajt, u zotua për t’i mbështetur nxënësit që të zhvillojnë aktivitete rinore e sportive.
 

“E kemi përgjegjësinë institucionale, por edhe individuale që këta fëmijë t’i përcjellim dhe të rriten shëndetshëm varësisht prej situatave që mund të rrjedhin, madje edhe prej vendimeve që mund të rrjedhin për shkolla, për nxënës dhe për prindër etj.”, ka thënë Ahmeti.
 

Shkolla në Jezerc u vizitua edhe nga disa nxënës të shkollave të qytetit të Ferizajt.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing