Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Për 20 ditë, shqiptohen rreth 200 gjoba për shkelje të Ligjit për Kontrollin e Duhanit

Vendi  |  07.04.2023 Ora 8:12   
Ka 10 vjet prej që është në fuqi Ligji që ndalon pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura, por ai pak ka gjetur zbatim. Që nga gjysma e muajit të kaluar, inspektorët e Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit kanë intensifikuar aksionet, për të parë nëse ligji po zbatohet. Një të tillë e realizuan edhe të enjten.
 
Besim Musliu është inspektor i Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit dhe prej 20 ditësh ka shtuar vizitat nëpër kafene e biznese të gastronomisë, për të parë nëse në hapësirat e mbyllura po zbatohet Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
 
Ndryshe nga ditë të tjera, të enjten nuk shqiptoi ndonjë gjobë.
 
“Kemi raste edhe kur nuk zbatohet, por momentalisht ne e pamë sot në dy raste ku dy subjekte që i kontrolluam është duke i respektuar, do të thotë varet, ka edhe asi të cilët nuk e respektojnë”, ka thënë Musliu.
 
E, menaxheri i një pastiqerie që u inspektua tha se klientët nuk heqin lehtë dorë nga tymosja brenda lokalit.
 
“Në fillim, në momentin që i kemi thënë se nuk pihet duhani, ata janë larguar ndoshta edhe pse dikush tjetër nuk e ka respektuar ligjin dhe kanë shkuar atje”, ka thënë menaxheri i një pastiqerie, Florian Konxheli.
 
Ka më shumë se dhjet vjet që me ligj është ndaluar pirja e duhanit në hapësira të mbyllura. Por, por ai nuk është zbatuar.
 
Qytetarët nuk shprehën pritje se situata do të ndërrojë për të mirë, përkundër intensifikimit të inspektimeve.
 
”Në fillim po shkojnë po i dënojnë aty-këtu kapak, dikur po harrohet ajo punë, edhe nuk po e vazhdojnë, inspeksioni shumë i dobët”, ka thënë Hajrush Lajqi, qytetar.
 
“Mendoj se duhet të ekzistoj një aneks i posaçëm që në anglisht quhet “smoking section”, pra kush e pi duhanin duhet t’i sigurohet një hapësirë e veçantë, ashtu që mos t’i pengojë këta të tjerët”, ka thënë Isa Mulaj, qytetar.
 
Por, Agjencinë e Veterinarisë dhe Ushqimit thonë se aksionet do të vazhdojnë dhe nuk do të ketë tolerim për shkelësit e ligjit.
 
“Nga data 16 kur ministri ka dhënë urdhër që të intensifikohen inspektimet për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit të duhanit nga ajo kohë ne në vazhdimësi në dy ndërrime kemi nxjerrë inspektorë për të mbikëqyr zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe deri më tani kemi arritur të realizojmë mbi 1500 inspektime, ku në 200 raste ne kemi shqiptuar masa ndëshkimore të gjobave sipas ligjit në fuqi”, ka thënë zëdhënësi i AVU-së, Lamir Thaçi.
 
Për pirje duhani në hapësira të mbyllura, Ligji parasheh gjobë nga 50 euro për persona fizikë e deri në 3 mijë euro për persona juridikë.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing