Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në fundjavë do të mbyllet për qarkullim një pjesë e rrugës ‘Agim Ramadani’

Vendi  |  07.04.2023 Ora 8:12   

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka informuar sot se të shtunën dhe të dielën, për shkak të punimeve për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, do të ndërpritet qarkullimi në një pjesë të rrugës “Agim Ramadani”.

“Termokos” ka njoftuar se qarkullimi do të ndërpritet në segmentin nga “Shtëpia e Sporteve” deri te ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.

Sipas ndërmarrjes “Termokos”, ndërprerja e qarkullimit në këtë rrugë ka qenë e domosdoshme “për të mundësuar kyçjen në gypin kryesor të ngrohjes për 62 objekte banesore me 767 njësi banimi të lagjes në afërsi të Parkut të Qytetit si dhe pjesës së Qytetit të vjetër te rruga ‘Bajram Kelemendi'”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing