Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Dita Botërore e Shëndetit është një forum për informim dhe diskutim rreth shëndetit në botë.
Caktimi i ditës Botërore të Shëndetit ishte një nga aktet e para zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Edhe institucionet përkatëse të Kosovës do të shënojnë këtë ditë, me ç’rast nga ora 9:00 Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës do të vizitojë Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK.
Ndërsa në ora 10:00 Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me OBSh-në do të shënojë këtë ditë me një ceremoni me moton “Shëndet për të gjithë”.
Kosova është pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku janë edhe 193 shtete të tjera anëtare.