Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Aksioni për shkyçje nga ujësjellësi doli i suksesshëm

Vendi  |  06.04.2023 Ora 10:37   

Aksioni i zyrtarëve të ujësjellësit nëpër disa lokale në qendër të Prishtinës, rezultoi i suksesshëm pa pasur nevojë për shkyçje nga rrjeti, pasi menaxherët e lokaleve shfrytëzuan kohën prej 30 minutash që t’i shlyejnë borxhet ndaj Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”. Ata nuk kishin paguar detyrimet për muaj të tërë.

 

Ekipet e kontrollit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” po bëhen gati për aksionin e shkyçjes nga rrjeti të borxhlinjve. Këtë radhë cak ishin bizneset private të cilat gjenden në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

"Borxhi është 2 mijë e 217 euro. Nuk kanë paguar nga muaji gusht i vitit 2022", deklaroi Gazmend Behluli, menaxher i Kontrollit dhe Lidhjeve dhe Ujëmatësve.

Behluli tregoi edhe për një rast tjetër ku borxhi ishte mbi 1 mijë 235 euro, ndërsa pronari, siç tha ai, pagesën e fundit e kishte bërë në nëntor të vitit të kaluar.

Këtyre borxhlinjve zyrtarët nuk ua shkëputën furnizimin me ujë, edhe pse i kishin inspektuar para tetë muajsh, por u dhanë afat prej 30 min që ta shlyejnë borxhin.

"...do të thotë çdo biznes po paguan për shërbimet e ujësjellësit vetëm atëherë kur ne po trokasim në dyer e tyre, për t’ua kërkuar borxhet që janë të obligueshëm ligjërisht", deklaroi Arjeta Mjeku-Azizi, zëdhënëse e KRU “Prishtina”.

Problem për disa biznese po del të jetë edhe borxhi nga qiraxhinjtë paraprakë, për çka Mjeku ka një thirrje. 

"Kemi shumë raste që borxhi është paraprak dhe nuk është i qiraxhiut të tashëm. Prandaj ata duhet të vijnë menjëherë t'i përditësojnë të dhënat e tyre në mënyrë që mos të shkyçen nga shërbimet e ujësjellësit”, tha mes tjerash Mjeku-Azizi.

Borxhi i konsumatorëve ndaj ujësjellësit "Prishtina" është mbi 45 milionë euro. Prej tyre 40 milionë euro janë borxhe të amvisërisë, 5 milionë të bizneseve të vogla, të mëdha dhe institucioneve./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing