Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ndonëse kemi hyrë në sezonin pranveror, të reshurat e borës janë rikthyer në Kosovë.
E shumë fermerë të komunës së Suharekës thonë se rënia e borës në këtë pranverë mund t`ua dëmtojë kulturat bujqësore.
Banorët e fshatit Grajçevc, shumica prej të cilëve merren me blegtori, kanë vështirësi për ushqimin e bagëtive. Disa nga banorët thonë se edhe rrugën që lidhë me qytetin e kanë hapur vetë.