Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mbi 4 mijë aksidente ndodhën në Kosovë brenda tre muajve

Vendi  |  06.04.2023 Ora 8:13   

Policia e Kosovës në një konferencë për media ka paraqitur raportin tre mujor dhe statistikat analitike të trafikut rrugor.

Nënkolonel Jeton Rexhepi bëri të ditur se policia ka ndërmarrë shumë aktivitete që kanë të bëjnë me kontrollin e shpejtësisë, duke shtuar kështu patrullimet në teren.

Rexhepi ka shtuar se në tre mujorin e këtij viti janë shënuar 4 mijë e 248 aksidente.

“Në periudhën janar- mars të këtij viti janë shënuar 4,248 aksidente, prej tyre aksidente me fatalitet janë 4 raste më pak se vitin e kaluar rreth 18.8%, sa i përket personave të vdekur kemi 4 raste më pak apo mbi 14%, sa i përket aksidenteve me dëme kemi më pak 292 raste apo 10%”, ka thënë Rexhepi.

Nënkoloneli ka shtuar se në përgjithësi numri i aksidenteve është në rënie krahasuar me tre mujorin e vitit të kaluar.

“Numri i përgjithshëm i aksidenteve është në rënie për 280 raste apo 6.18%, kurse numri i aksidenteve me lëndime është në rritje për 1.01% apo 16 raste më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, tha ai.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing