Themeluesi i Illumination Chris Meledandri po punon së bashku me DreamWorks për të ringjallur ekskluzivitetin e animuar të suksesshëm – 13 vjet nga publikimi i filmit të fundit "Shrek Forever After".
Meledandri ka zbuluar se kasti origjinal, i cili përfshin Mike Myers, Cameron Diaz dhe Eddie Murphy, të gjithë "parashikohet" të kthehen për filmin e ri.
Producenti i filmit tha për Variety: "Ne presim që kasti të kthehet. Bisedimet po fillojnë tani dhe çdo tregues që kemi marrë është se ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm në emër të aktorëve për t'u rikthyer."
Meledandri ka punuar në 'The Super Mario Bros Movie' dhe ka shpjeguar se një proces i ngjashëm krijues do të kryhet edhe për rikthimin e 'Shrek'.