Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Shoqata Sindikale e QKUK-së do të protestojë sot lidhur me pakënaqësitë në lidhje me koeficientin dhe pagat te stafi i mesëm, administrata dhe stafi mbështetës i punonjësve shëndetësorë. Xhemajl Selmani, kryetari i Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të QKUK-së, ka thënë për Radio Kosovën së protesta do të mbahet para hyrjes së administratës qendrore të ShSKUK-së.
Për shkak të pakënaqësive në lidhje me koeficientin dhe pagat te stafi i mesëm, administrata dhe stafi mbështetës i punonjësve shëndetësorë, Shoqata Sindikale e QKUK-së do të protestojë sot nga ora 10:00 para hyrjes së administratës qendrore të ShSKUK-së. Kështu ka bërë të ditur për Radio Kosovën kryetari i Shoqatës Sindikale të punëtorëve të QKUK-së, Xhemajl Selmani. Ai në një prononcim për ne ka thënë se protesta ka të bëjë më pakënaqësitë lidhur me Ligjin e pagave dhe me emërimin e vendeve të punës sipas ligjit të ri .
“Sot mbahet një protestë më kërkesë për korrigjimin e çrregullimin që ka dalë nga Ligji i pagave dhe emërimit të vendeve të punës”, tha Selmani. Ai sqaroi se çrregullime me ligjin e ri të pagave janë bërë tek infermierët, ku nuk u paguhet shujta dhe pagesa u bëhet e njëjtë sikur e infermierëve me fakultet, sikurse ata me shkollë të mesme.
“Infermierët me fakultet dhe ata me shkollë të mesme paguhen njëjtë. Është hequr shujta, nuk paguhet rrezikshmëria, e as kujdestaritë ashtu siç është dashtur të paguhen. Ndërsa te stafi i administratës me ligjin e ri, i është ulur koeficienti”, shtoi ai.
Selmani, tutje ka thënë se qeveria nuk i ka marrë parasysh ankesat që i janë parashtruar lidhur me këtë ligj që e kanë bërë me shumë mangësi dhe defekte.