Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Qytetari i Prishtinës raporton, nënkalim me mbeturina dhe ujë – vështirë i kalueshëm

Vendi  |  04.04.2023 Ora 8:17   

Aksidente të shumta me pasoja fatale janë regjistruar ndër vite në Kosovë si pasojë e përplasjes së këmbësorëve nga automjetet.

Në shumë raste këto incidente kanë ndodhur në vende ku këmbësorët nuk kanë pasur të drejtë të kalojnë.

Mirëpo kjo është interpretuar si mungesë e nënkalimeve dhe mbikalimeve të mjaftueshme për këmbësorët të cilët janë detyruar të rrezikojnë jetën për të kaluar nga njëra në tjetrën anë të rrugës.

Megjithatë edhe ato nënkalime apo mbikalime ekzistuese nuk po përdoren nga këmbësorët por edhe nuk po mirëmbahen si duhet.

Një i tillë është edhe në Prishtinë, të vendi i quajtur “Te rethi Ismetit”.

Një qytetarë që ka dashur të mbesë anonim, ka raportuar në platformën ndreqe.com se nënkalimi është i mbushur me mbeturina dhe ujë. Sipas tij aty është vështirë të kalohet.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing