Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Me ngritjen e tarifave të energjisë elektrike po rrezikohet puna e shumë bizneseve në vend, sidomos e sektorit të gastronomisë dhe hotelerisë.
Nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit thonë se rreth 30% e bizneseve janë në prag të falimentimit.
Me shtrenjtimin e energjisë, paralajmërohet edhe rritje e çmimeve nga gastronomët.
Andaj, me shtrenjtimin e energjisë elektrike, shumë biznese nuk e përjashtojnë mundësinë që të rrisin edhe çmimet e shërbimeve.
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka thënë se kanë pranuar shumë ankesa të bizneseve, të cilat nuk e dinë se si të veprojnë në këtë situatë.
Ai ka theksuar se nëse qeveria nuk i subvencionin bizneset, puna e tyre do të rrezikohet.
Tarifat e reja të energjisë elektrike pritet të aplikohen deri më 31 mars të vitit 2024.
Sipas vendimit të ZRRE-së, për ata që shpenzojnë deri në 300 kilovatë në orë, rritja do të jetë 2 euro e 88 centë, deri në 450 kilovatë në orë, rritja do të jetë 4 euro e 18 centë, deri në 600 kilovatë në orë, rritja do të jetë 5 euro e 49 centë, deri në 800 kilovatë në orë rritja do të jetë 7 euro e 23 centë, deri në 1 mijë kilovatë në orë rritja do të jetë 10 euro e 51 centë, ndërsa për ata që shpenzojnë 1 mijë e 200 kilovatë në orë, rritja do të jetë 13 euro e 80 centë.
Nga Aleanca Kosovare e Bizneseve kanë thënë për RTK-në se shtrenjtimi i energjisë elektrike mund të ndikojë edhe në largimin e investitorëve të huaj nga Kosova.