Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Zvarritet procesi për zgjedhjen e bordit të ri të TRUST-it

Vendi  |  03.04.2023 Ora 10:39   

Fondi i Kursimeve Pensionale do të vazhdojë të mbetet pa bord.

 

Kjo pasi ministri i Financave, Auditorja e Përgjithshme e ushtruesi i detyrës së guvernatorit të BQK-së, ende nuk janë takuar për të vendosur rreth këtij procesi.
 

RTK ka mësuar se një takim në mes anëtarëve të komisionit përzgjedhës nuk ka ndodhur as gjatë kohës sa në krye të BQK-së ishte ish-guvernatori Fehmi Mehmeti.
 

Në mungesë të Bordit, nga Fondi i Kursimeve Pensionale thonë se nuk do të mund të bëhen investime të reja e as tërheqje e investimeve aktuale.
 

TRUSTI-i "Vendimmarrja për investimin e mjeteve të FKPK-së është e drejtë ekskluzive e Bordit Drejtues.
 

Andaj në mungesë të këtij organi vendimmarrës nuk mund të bëhet asnjë lëvizje e mjeteve të FKPK-së, pra as investime të reja, as tërheqje dhe as ripozicionimin e investimeve aktuale".
 

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Buxhet thonë se derisa të mos zgjidhet bordi i ri i Trustit, humbjet në këtë institucion do të jenë të mëdha.
 

Nga Banka Qendrore e Kosovës kanë thënë se ish-guvernatori Fehmi Mehmeti u ka dërguar tri herë ftesë për takim ministrit të Financave dhe Auditores së Përgjithshme.
 

RTK ka dërguar pyetjet edhe në adresë të Ministrisë së Financave dhe Auditores së Përgjithshme, por nuk ka marrë përgjigjur.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing