Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Prishtina nga lart, kolonat e gjata vështirësojnë trafikun

Vendi  |  03.04.2023 Ora 10:33   

Bulevardi “Bill Clinton” çdo ditë në kryeqytet në orët e pikut të trafikut në nisje dhe përfundim të orareve të punës duket i stërngarkuar.
 

Mirëpo jo vetëm në këtë pjesë, kolonat e gjata dhe trafiku i bllokuar tash e sa kohë po vazhdon të mbetet problematika kryesore për qytetarët e Prishtinës. Vetë këta qytetarë fajin e hedhin te shoferët e papërgjegjshëm të cilët lëvizin në rrugë.
 

“Po e shihni nga një person në veturë dhe dalin gjatë gjithë ditës. Pastaj po ankohen që nafta është shtrenjtë, falë është. Unë ua kisha ndaluar. Ai që është një person duhet të ecë në këmbë. Dihet se qysh janë marrë patentë shoferët në Kosovë”, ka thënë qytetari Sylejman Musliu.

 

“Vozitësit e dobët po i shkaktojnë tollovitë dhe kolonat, sepse edhe nuk po i dinë rregullat e komunikacionit. Besa edhe këmbësorët po e vështirësojnë sepse po dalin vend e pa vend. Faktori është njeriu. Komuna nuk e vozit veturën për ty, mirëpo nuk po i dinë mirë rregullat, nuk dinë të renditen as nuk po dinë ku me u parku”, ka deklaruar Mevlud Selmanaj.

 

E qytetari tjetër, Blerim Gashi, ka thënë se mendon që tollovinë e trafikut po e shkaktojnë taksitë ilegale dhe autobusë ndërurbanë.

“Taksitë që operojnë në mënyrë ilegale po ashtu edhe autobusët që vijnë nga Podujeva dhe prej qyteteve të tjera. Më së shumti këta po e krijojnë kolonën në Prishtinë”, ka thënë ai.
 

Kurse për ekspertin e komunikacionit Bekë Ahmeti, problemi qëndron te mungesa e transportit urban.
 

“Mungesa e transportit publik është njeri prej shkaktarëve kryesorë që shkakton kolona. Të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga puna në shtëpi dhe anasjelltas e shfrytëzojnë transportin vetanak, me automjete. E përdorin pak transportin publik sepse është i mangët dhe është jo i saktë në kohë. E dimë mirë që nuk ka linja të verdha që të dërgojnë saktë në kohë para transportit vetanakë”, ka thënë Ahmeti.
 

Ahmeti ka deklaruar se një linjë e tramvajeve do të ishte ideale për ta zgjidhur problemin e kaosit të trafikut, në Prishtinë.
 

“Nuk i dinë rregullat e përparësisë së kalimit mirëfilli apo duhet të shikohet të kaluarën tonë se si kemi ardhur deri te patentë-shoferi. Po ta analizosh Prishtinën për kokë banori, ka banorë sa Stuttgarti, mirëpo ai është sa 4 herë Prishtina, këtu shtrirja gjeografike është shumë problematike. Nëse kishim bërë një linjë të tramvajeve, që e lidh qytetin e Ferizajt, Lipjanit, Obiliqit dhe Fushë-Kosovës atëherë këtu te Pallati i Rinisë veç se është terminali edhe një linjë do të duhej të shkojë në stacionin e autobusëve dhe tjetra në aeroport. Kjo do të përfundonte brenda një mandati të ndonjë të ndonjë kryetari të komunës. Në të kundërtën, do të bisedojmë edhe 10 vjet për këtë temë”, ka thënë ai.
 

Kolona të tilla si duket, po i nervozojnë edhe shoferët të cilët në vazhdimësi dëgjohen duke u rënë borive të veturave./koha.net/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing