Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në Samitin e Madridit propozohet marrja në konsideratë e alternativave më pak të dëmshme ndaj duhanpirjes
• Konsumatorët po tërhiqen drejt produkteve inovative që reduktojnë dëmet e mundshme
• Kardiologë të mirënjohur vlerësojnë ndikimin e cigareve alternative në reduktimin e dëmit
Shumë shtete në Evropë dhe konsumatorët e tyre po i kushtojnë një vëmendje të shtuar produkteve inovative që reduktojnë dëme të mundshme në shëndet. Edhe konsumatorët shqiptarë janë përfshirë nga ky trend produktesh në përditshmërinë e tyre. Një shembull konkret është ai inovacionit në industrinë e duhanit drejt ofrimit të duhanit me ngrohje dhe cigareve elektronike në vend të cigareve tradicionale.
Së fundmi, në Spanjë u mbajt Samiti për Reduktimin e Dëmeve, i cili mblodhi në diskutime autoritete të larta të qeverisë spanjolle, autoriteteve shëndetësore dhe shkencore. Platforma për Reduktimin e Dëmit të Duhanit propozoi marrjen në konsideratë të alternativave jo aq të dëmshme ndaj duhanpirjes, siç janë cigaret elektronike.
Reagime dhe konfirmime: Kardiologu Konstantinos Farsalinos argumentoi se: “Studimet gjatë 10 viteve të fundit tregojnë se niveli i toksinave në pajisjet elektronike është shumë më i ulët se në cigaret tradicionale”.
Po në të njëjtën linjë, Francesco Fedele, drejtor i Departamentit të sëmundjeve kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes në spitalin universitar Umberto I, profesor i Kardiologjisë në Universitetin La Sapienza, Romë thekson rëndësinë e “dallimit midis produkteve të duhanit me ngrohje dhe cigare elektronike të cilat mund të jenë me ekspozim më të vogël, pra me rrezik më të ulët”.
Ndërkohë Akademitë Kombëtare të Shkencës, Inxhinierisë dhe Mjekësisë në SHBA dhe një kërkim i pavarur nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social në Angli arritën në përfundimin “që përdorimi i cigareve elektronike është shumë më pak i dëmshëm se pirja e duhanit”.
Edhe një rishikim i organizatës britanike Cochrane arriti në përfundimin se “normat e lënies së duhanit ishin më të larta tek njerëzit e prirur ndaj alternativave të nikotinës (duhanit me ngrohje)”.
Këto zhvillime tregojnë jo vetëm revolucionin që ka prekur industrinë e duhanit por edhe politikat orientuese të kompanive dhe qeverive në reduktimin e dëmit dhe tërheqjen e konsumatorëve drejt këtyre produkteve inovative – ku edhe konsumatorët shqiptarë po përqafojnë risinë në zgjedhjet e tyre.