
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
“Dhoma e ditës” është premiera e radhës në Teatrin Dodona e që do të prezantohet më 29 mars, në ora 20:00.
Kjo shfaqje që reprizat do ti ketë më 30 dhe 31 mars, është mbështetë nga Komuna e Prishtinës vjen me tekst të Richard Kalinoski e me regji të Butrint Pashës.
Me rolet e tyre në këtë shfaqje do të luajnë: Kumrije Hoxha, Vjosë Tasholli, Ermal Sadiku, Arta Lahu dhe Molikë Maxhuni.
Ngjarja flet për jetën e një regjisoreje, Sandrës, që po përgatitet të punojë shfaqjen ”Menaxheria e qelqtë”, ku do të përzgjedh për rol kryesor një aktor ambicioz, Tajllerin, që ndërkohë do të jap arsye për një raport të afërt me regjisoren.
Jashtë jetës profesionale Sandra është një grua e dedikuar për kujdes ndaj nënës së saj të moshuar dhe të vetmuar, Abit,që ka nevojë për vizitat e saj. Në një moment kur Abi do të kuptoj që vajza e saj ka një plan të ri për jetën personale, aty fillon drama në mes dy grave të përhumbura në fatet e njëra-tjetrës.