Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte ka ndarë çmimet vjetore në Ditën Botërore të Teatrit, çmime këto që kanë shkuar në disa kategori.
Çmimi vjetor për aktoren më të mirë këtë vit i është ndarë aktores së njohur Ilire Vinca, e cila është vlerësuar për rolin e saj në shfaqjen “Babai dhe babi”.
Pjesë e jurisë profesionale në këtë edicion ishin Luan Jaha, Agan Myftari, Drita Begolli, Kumrije Hoxha dhe Alban Beqiraj.
Ilire Vinca është e njohur për shumë role në teatër dhe film, e cila si në skenën teatrale por edhe në rolet e saj në film ka arrit që të ketë sukses brenda dhe jashtë Kosovës.