Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot vazhdon instalimi i matësve të ngrohjes në Prishtinë

Vendi  |  27.03.2023 Ora 10:14   

Projekti për instalimin e matësve të nxehtësisë, valvulave termostatike dhe termokokave do të vazhdojë nga kjo e hënë.
 

Sipas njoftimit të Termokosit, ekipet e kompanisë punëkryese do të fillojnë instalimet e këtyre pajisjeve në objektet banesore tek Bulevardi “Nëna Terezë” në lagjen “Qendër”.
 

“Nëpërmes këtyre pajisjeve konsumatorët do të kenë mundësi të kontrollojnë shpenzimet e tyre për ngrohje, përkatësisht nëpërmes kursimit të energjisë ngrohëse do të kenë mundësinë, që të zvogëlojnë edhe shpenzimet e tyre për ngrohje. Instalimi i këtyre pajisjeve do t’i paraprijë ndryshimit të mënyrës së faturimit nga metoda bazuar në sipërfaqen ngrohëse tek metoda më e re dhe më e saktë, sipas konsumit. NP ‘Termokos’ apelon tek të gjithë konsumatorët tanë, që të bashkëpunojnë me ekipet punëkryese, të mirëpresin ato në banesat e tyre për të mundësuar instalimin e këtyre pajisjeve dhe realizimin e plotë të projektit ‘Prishtina Heat Save’”.
 

Sipas kompanisë, konsumatorët që nuk do të jenë në banesë, duhet të kontaktojnë në numrin pa pagesë 0800 999 00, për të caktuar terminin më të përshtatshëm.
 

Të gjitha pajisjet, që instalohen në radiatorët e konsumatorëve tanë do të jenë falas, në saje të një donacioni në vlerë të 10 milion dollarëve, të ndarë nga Qeveria amerikane nëpërmes Millennium Challenge Corporation (MCC)./

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing