Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Planet dhe aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të Departamentit të Humbjeve në KEDS vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore.
"Përgjatë tri javëve të këtij muaji në të gjitha distriktet dhe nën distriktet janë kryer 6124 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën. Prej tyre mbi 500 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike", njofton KEDS.
KEDS kujton se keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm. "Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore", njofton KEDS.