Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Të enjten nisen ndeshjet kualifikuese për në Kampionatin Evropian Euro 2024, ndërsa sot do të zhvillohet edhe tetë sfida të tjera ku do të ketë ballafaqime mjaftë interesante.
Padyshim se vëmendja më e madhe do të jetë në “Stade de France”, aty ku Franca do të ballafaqohet me Holandën, ndeshje kjo e vlefshme për grupin B ku bëjnë pjesë edhe Greqia, Irlanda dhe Gjibraltari, transmeton KosovaPress.
Ballafaqim interesante do të jetë edhe ai i grupit F, ndërmjet Suedisë dhe Belgjikës, dy skuadra që shihen si favorite për ta fituar këtë grup dhe të vazhdojnë tutje. Aty janë edhe Austria, Estonia dhe Azerbajgjani.
Sfidat tjera janë këto:
Bulgaria-Mali i Zi
Austria-Azerbajgjani
Republika e Çekisë-Polonia
Gjibraltari-Greqia
Moldavia-Faroe Island
serbia-Lituania