Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sipas hartës, këto janë vendet anembanë botës që po e ndalojnë TikTok-un

Teknologji  |  23.03.2023 Ora 8:44   

Një mori vendesh anembanë botës kanë marrë vendimin për ta ndaluar përdorimin e aplikacionit TikTok, për shkak të shqetësimeve për siguri.

Sidoqoftë, disa vende i kanë vendosur ndalim të plotë, e disa të përkohshëm ndërkohë një mori vendesh e kanë ndaluar në telefonat zyrtarë të punonjësve publikë, transmeton Telegrafi.

Për ta ilustruar më mirë këtë, Axios ka publikuar një grafikon që paraqet hartën e botës me vendet të cilat kanë marrë vendimin për ndalimin e aplikacionit me pronësi të kompanisë mëmë kineze, ByteDance.

Sipas grafikonit vendet të cilat i vendosën një ndalim të pjesshëm pra ku aplikacioni nuk do të lejohet në telefonat e punës të punonjësve publikë janë: SHBA-ja, Kanadaja, Zelanda e Re, Tajvani, Finlanda, Suedia, Franca, Austria, Spanja, Portugalia, Holanda, Belgjika, Lituania, Letonia, Estonia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Republika Çeke, Polonia, Rumania, Bullgaria, Sllovenia, Italia, Sllovakia, Kroacia, Hungaria, Danimarka dhe Greqia.

Me këtë rast këto vende të lartcekura do ta ndalojnë TikTok-un në pajisjet qeveritare, por që e njëjta nuk vlen për telefonat personalë.

Vendet të cilat i vendosën ndalim të plotë TikTok-ut janë India, Afganistani dhe Indonezia. Ndërkohë Pakistani dhe Bangladeshi i vendosën ndalim të përkohshëm.

Derisa shqetësimet për TikTok-un përhapen nga institucionet publike, kompani dhe rrjete private gjithashtu kanë filluar të marrin vendime.

Disa kolegje amerikane gjithashtu po e ndalojnë TikTok-un nga rrjetet e tyre lokale të internetit.

BBC, është mediumi britanik i cili këshilloi gjithashtu stafin ta fshijnë TikTok-un, ngjashëm kishte marrë vendim edhe transmetuesi publik i Danimarkës.

SHBA-ja po i bën thirrje kompanisë t’i shesë aksionet ose do të përballet me një ndalim të plotë në vend.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing