Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Nga 16 marsi 2023, asnjë automjet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës (stikers) i cili dëshmon se automjeti në fjalë ka të kryer procesin e regjistrimit, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi.
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku, tha se përmes këtij projekti pritet edhe më shumë ulja e numrit të automjeteve të paregjistruara në Kosovë, që vitet e kaluara kanë qenë mbi 200 mijë automjete.
“Është vërejtur shumë se ky projekt ka qenë shumë i suksesshëm. Ende pa u bërë nj vit kemi vërejtur se ka pasur 10 deri në 15 % më pak aksidente, këtë vit presim që të kemi edhe më pak aksidente”, tha ai për RTK.
Mazreku bëri me dije zbatimi i projektit për vendosjen e ngjitëseve, është mbështetur financiarisht 100 % nga kompanitë e sigurimeve që operojnë në vendin tonë.
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku, ka folur edhe për zhvillimin e sektorit të sigurimeve.
“Përherë të parë kemi një sektor stabil dhe mirë të kapitalizuar. Sipas tij kjo arritje është falë përkushtimit të guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmeti dhe të kompanive të sigurimeve që operojnë në Kosovë. Ai ka përmendur heqjen e barrierave që kanë dëmtuar rëndë kompanitë ë sigurimeve si: Ligji për kryqin e kuq, ligji për korporata dhe së fundi heqjen e kushtëzime të tatimit në pronë./rtk/