Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Fermerët presin para Komunës nga mesnata për të aplikuar për subvencione

Vendi  |  21.03.2023 Ora 10:23   

“Që nga ora një e gjysmë pas mesnatës kam ardhur para Komunës dhe kam pritur për ta marrë një numër për aplikim. Në mëngjes me shumë vështirësi e mora numrin, por prapë duhet të vijmë nesër ose pasnesër, sepse nuk mund t’i dorëzojmë dokumentet për shkak të radhëve të gjata”, ka treguar Hajdin Mustafa, fermer i Lipjanit, që bashkë me qindra të tjerë janë ankuar për procedurat e mundimshme të aplikimit për subvencione

Fermeri Hajdin Mustafa pak pas mesnate është detyruar ta zërë radhën para Komunës së Lipjanit, për të dorëzuar kërkesën për subvencionet e bujqësisë. Numri i madh i të interesuarve dhe procedurat e aplikimit kanë bërë që ditën e hënë, pranë objektit komunal të krijohen radhët e gjata. Ata kanë kërkuar që të thjeshtohet mënyra e aplikimit.

“Që nga ora një e gjysmë pas mesnatës kam ardhur para Komunës dhe kam pritur për ta marrë një numër për aplikim. Në mëngjes me shumë vështirësi e mora numrin por prapë duhet të vijmë nesër ose pasnesër, sepse nuk mund t’i dorëzojmë dokumentet për shkak të radhëve të gjata. Kemi humbur tri ditë të punës, andaj deri kur kështu me pritje. Pra, 29 veta i kanë përfunduar të premten dhe duhet të presim edhe 4 apo 5 ditë derisa të vijmë në radhë ne. Nuk e di çfarë po ndodh, sepse po dyshoj se po i futin pa rend apo diçka nuk është në rregull të presim kaq shumë, prandaj kërkojmë që të punohet më shumë në këtë drejtim”, ka thënë Mustafa Mustafa.
 

Edhe të tjerë fermerë ankohen për pritjet e gjata, ndërsa kritikojnë numrin e vogël të personelit që trajton kërkesat e tyre. Afati për aplikim prej një muaj thonë se është i shkurtër për afro 1.500 fermerë sa numëron komuna.

 

Imri Troshupa, fermer nga fshati Ribar i Madh, ka thënë se sivjet ka mbjellë 7 hektarë me grurë dhe afër 2 hektarë me misër, ndërkaq telashet më të mëdha thotë se i kanë me subvencione.

 

“Po kemi gjithmonë problem për t’i dorëzuar dokumentet, sepse po bëhen radhë të gjata, pastaj parregullsi e madhe. Unë kam qenë të premten, s’kam mundur të kryeja punë, sot prapë erdha... Në komunë po thonë se ka afat sa të duash, por e dimë se vitin e kaluar ka pasur fermer që nuk ka mundur të aplikojë fare”, ka thënë Troshupa.

Ramë Bardhi, fermer nga Magura e Lipjanit, ka treguar se për të aplikuar për subvencione ka qenë edhe të premten e shkuar.
 

“Më kanë thënë që të vij të hënën, ndërkaq tash po thonë se duhet të vijmë sërish pas dy dite, sepse nuk mund të arrijnë t’i përfundojnë të gjithë lëndët tona. Kështu janë disa procedura të paarsyeshme duke i nxjerrë dhjetëra dokumente për të cilat dyshoj se e kanë qëllim plaçkitjen e fermerëve. Ata e dinë të gjithë se në kadastër i kemi shënimet e tokave, andaj është e paarsyeshme të kërkohen gjithë ato fotokopje e gjithë ato certifikata apo dokumente të tokave pa arsye. Qeveria e Kosovës duhet t’i thjeshtësojë procedurat dhe duhet të marrë masa më herët në mënyrë që kur të mbillet gruri të jenë mjetet. Pra, duhet të kemi përkrahje për të blerë farën, sepse po duhet të hyjmë në borxhe, kështu që po kemi probleme”, ka thënë Bardhi.
 

Avni Jashari, shef i kabinetit të kryetarit të Lipjanit, ka thënë se Drejtoria për Bujqësi ka bërë të gjitha përgatitjet për të punuar me kapacitet të plotë.
 

”Varësisht nga sipërfaqja e parcelës ne po arrijmë që brenda ditës t’i procedojmë mesatarisht 50 fermerë. Kohë për aplikim ka mjaftueshëm, është plot një muaj dhe për këtë janë në dijeni fermerët. Komuna e Lipjanit i ka 1.500 fermerë dhe nuk ka ndodhur asnjëherë deri më tani që në raste të tilla të mbetet ndonjëri pa u regjistruar”, ka thënë Jashari.
 

Procedurat e programit janë të Ministrisë së Bujqësisë dhe, sipas Jasharit, Drejtoria për Bujqësi në Komunë e kryen vetëm shërbimin për fermerë konform pikave që janë vendosur nga Ministria./koha.net/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing