Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Liberalizimi i vizave në fazën finale, më 18 prill votohet në Parlamentin Evropian

Vendi  |  21.03.2023 Ora 8:02   

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka bërë të ditur se më 23 mars do të votohet në Komisionin për Drejtat Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme, çështja e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.

Ndërsa, seanca plenare parashihet të mbahet më 18 prill.

Ai ka shpërndarë në Twitter agjendën e votimit që do të bëhet në Parlamentin Evropian.

Sipas tij liberalizimi i vizave për Kosovën është punë e kryer.

Kjo pasi Këshilli i Bashkimit Evropian, institucioni kryesor që e ka bllokuar procesin, e kaluar ka miratuar në lexim të parë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Gjasat janë shumë të mëdha që çdo gjë do të finalizohet sa i përket procedurës ligjore vendimmarrëse deri në fund të muajit të ardhshëm. Dhe kjo lejon pastaj kohë të mjaftueshme që të përgatitet edhe sistemi ETIAS, por edhe në rast të mosfunksionalizimit të sistemit gjasat janë pothuajse 100 për qind që nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët do të lëvizin lirshëm në zonën Schengen”.

“Është e pamundur në këtë fazë që procesi të bllokohet. Këshilli i Bashkimit Evropian ka qenë institucioni kryesor që e ka bllokuar procesin e liberalizimi. Këshilli javën e kaluar ka miratuar liberalizimin e tani edhe po të dojë ta bllokojë procesin nuk ka rrugë ligjore”, ka thënë ai.

Shasha tutje ka shpjeguar se i vetmi hap që ka mbetur është që Parlamenti Evropian ta miratojë rregulloren e ndryshuar.

Rregullat e reja të lëvizjes në Bashkimin Evropian i mundësojnë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh, në çdo periudhë 180-ditore, ndërsa ato rregulla do të aplikohen më së voni më 1 janar 2024, atëherë kur do të aplikohet edhe sistemi ETIAS.

“Vendet e BE-së kanë rënë dakord: mbajtësit e pasaportave të Kosovës do të mund të udhëtojnë në BE pa vizë. Rregullat e reja duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian përpara se të hyjnë në fuqi. Ato do të aplikohen më së voni deri më 1 janar 2024”, shkruhet në postimin në Twitter.

Më pas vendimi publikohet në Gazetën zyrtare me datën e hyrjes në fuqi.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing