Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mbyllet para kohe thirrja për ndihmë të moshuarve në Prishtinë

Vendi  |  20.03.2023 Ora 10:42   

Komuna e Prishtinës thotë se është detyruar ta mbyllë thirrjen për ndihmë për të moshuarit me sëmundje kronike, për shkak të buxhetit të limituar që ka. Në Drejtorinë e Shëndetësisë thonë se nga janari e deri më 6 mars kanë pranuar 3 mijë e 368 kërkesa, që është më shumë sesa numri total që kanë pranuar gjatë gjithë vitit 2022. E qytetarët që kanë nevojë për këto ndihma kanë kritikuar Komunën

 

73-vjeçarja Hajkunë Dema, që ka probleme kronike, thotë se u kthye në shtëpi e zhgënjyer javën e kaluar, pasi shkoi të interesohej për dokumentet që nevojiteshin për të aplikuar për ndihma nga 100-250 euro që pritet t’i ndaj Komuna e Prishtinës si subvencione.
 

Ajo thotë se në sportel i thanë që thirrja për t’i pranuar dokumentet ka përfunduar dhe ka mbetur e hapur vetëm për pacientët me karcinomë gjiri.
 

“Thirrja ishte, kam shkuar të pyesë se çfarë dokumentesh duhen. Jemi në nevojë, jemi me barna. I kam barnat për shtypje, të yndyrës, i kam për zemër, i kam pasur nga një në ditë, tash m’i kanë bërë dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje”, ka thënë Dema.

 

Në Komunën e Prishtinës thonë se i kanë subvencionuar përmes shumave të ndryshme qytetarët, ndër ta edhe të moshuarit me sëmundje kronike.

 

Por tregojnë se për shkak të aplikimeve të mëdha, janë detyruar që t’i mbyllin thirrjet para kohe shkaku i mungesë së fondeve.

Adelinë Sahiti, drejtoreshë e Mirëqenies Sociale, thotë se do të rikthejnë thirrjen në pjesën e dytë të vitit.
 

“Është dashur ta stopojmë dhe prapë do ta hapim besoj në pjesën e dytë të vitit do ta hapim sërish për të ofruar ndihmë për qytetarët, por për momentin e kemi të pamundur t’u dalim në ndihmë të gjithë atyre kërkesave që vijnë dhe është më mirë t’i themi zonjës në fjalë që ju përmendet apo kujtdo tjetër që nuk mund të aplikojë apo t’ia marrim aplikimin dhe t’i kthehet refuzim ai aplikim”, ka thënë Sahiti.
 

E në Drejtorinë e Shëndetësisë thonë se vetëm nga janari e deri më 6 mars kanë pranuar 3 mijë e 368 kërkesa, më shumë sesa numri total që kanë pranuar gjatë gjithë vitit 2022.
 

“Në vitin 2023 deri më datën 6 mars janë pranuar 3 mijë e 368 kërkesa të ndryshme, prandaj edhe është mbyllur thirrja për qytetarët e tjerë përveç atyre me karcinomë të gjirit. Thirrja vazhdon me qenë e hapur për këtë lloj kategorie”, ka deklaruar Fatlinda Hoxha, zyrtare e lartë për shëndetësi në komunë./koha.net/
 

Në këtë drejtori kanë treguar se për vitin kalendarik 2023 janë ndarë 350 mijë euro për subvencione në fushën e shëndetësisë, 100 mijë euro më shumë se më 2022.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing