Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Peci: Ka filluar shqiptimi i gjobave për moszbatim të Ligjit kundër duhanit

Vendi  |  17.03.2023 Ora 11:34   

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se të enjten janë shqiptuar një numër, siç ka thënë ai, i konsiderueshëm i gjobave, për mosrespektim të Ligjit për kontrollin e duhanit, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2013.
 

Në një status në Facebook, Peci ka thënë se ligjet janë bërë që të zbatohen e jetësohen në praktikë e jo që të mbeten në letër.
 

“Pas inspektimeve të ditës së djeshme në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë shqiptuar një numër i konsiderueshëm i gjobave; gjë e cila nuk na bën të lumtur. Mirëpo zbatimi i ligjit nuk ka alternativë. Së bashku me qytetarët si palë bashkëpunuese, le ta zbatojmë ligjin me qëllim që ta shndërrojmë Republikën tonë në një vend të jetueshëm e shtet të së drejtës”, ka shkruar Peci.

 

Ai ka ftuar qytetarët që kudo që evidentojnë raste të moszbatimit të Ligjit për kontrollin e duhanit, t'i raportojnë në numrin 080050095 në Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

 

Një ditë më parë Peci ka kërkuar nga AUV-i që duke u bazuar në përgjegjësitë ligjore, si dhe interesimin për funksionalitet të plotë karshi mandatit dhe përgjegjësive që ka, të marrë masa rigoroze për zbatimin e Ligjit për kontrollin e duhanit, si dhe shtim të aktivitetit të inspektorëve sanitarë në teren./koha.net/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing