Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Puerto Riko ka thyer rekordin “Guinness” për më së shumti flokë të ngjyrosura. 192 burra ngjyrosën flokët për të mbështetur ekipin e tyre në turneun e bejsboll “World Baseball Classic”, në të cilën dy herë kishin dalë në vend të dytë.
Lojtarët e ekipit të parë patën ngjyrosur flokët më 2017 para garës në formë shakaje, dhe papritmas shpërtheu në Puerto Riko duke lënë barnatoret dhe qendrat e bukurisë pa produkte të ngjyrave.
Turneu zakonisht mbahet çdo katër vjet, por pandemia e shtyu për dy dhe gjashtë vjet nuk pati “punë nga mbështetësit e Puerto Rikos”.
Lojtarët përsëritën traditën sivjet dhe njerëzit në ishullin në Karaibe rikthyen trendin. Ngjyra e bardhë tashmë ka mbuluar kokat e puertorikasve.
“Sa më shumë bjondë, aq më unikë jemi”, ka thënë fotografi Miguel Rodriguez Camilo teksa po ndryshonte ngjyrën e flokëve.
Ai ishte një nga 200 burrat që ndryshuan ngjyrën e flokëve javën e shkuar në një “ngjyrosje masive”. Megjithatë në rekordin e “Guinnessit” disa u diskualifikuan për arsye të ndryshme. Organizatorëve të ngjarjes iu deshën tetë orë për ta thyer rekordin e vendosur më 2013 në Buenos Aires të Argjentinës ku 160 persona ngjyrosën flokët.