Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ekzekutohen mjetet në mbështetje të punëdhënësve, rreth 700 mijë përfituan

Vendi  |  17.03.2023 Ora 7:50   

Dje është ekzekutuar mbështetja për punëdhënësit që kanë rritur pagat e 16,996 punëtorëve në sektorin privat.

Ministri i Financave thotë se këtë masë qeveria e ka mbështetur duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës për 3 muajt e parë.

“Me përmbushjen e kësaj mase, është shënuar kështu edhe kompletimi i të gjitha masave të Pakos për Përballje me Inflacionin”, ka deklaruar Murati.

“Inflacioni ka rënduar buxhetet e familjeve gjithandej, mirëpo asnjë qeveri e rajonit nuk ka pasur një pako kaq të madhe e kaq gjithëpërfshirëse si Pakoja për Përballje me Inflacionin që ka zbatuar qeveria jonë”, ka vijuar tutje Ministri i Financave.

Sipas tij mbi 688 mijë qytetarë janë mbështetur nga Pakoja për Përballje me Inflacionin.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing